Pentagoni heton një pajisje misterioze të lidhur me Sindromën e Havanës
Pentagoni ka shpenzuar më shumë se një vit duke testuar një pajisje të blerë përmes një operacioni të fshehtë, të cilën disa hetues e konsiderojnë potencialisht të lidhur me Sindromën e Havanës. Bëhet fjalë për një sërë simptomash misterioze neurologjike që prej vitit 2016 kanë prekur diplomatë, oficerë inteligjence dhe personel ushtarak amerikan në mbarë botën. Zbulimi i ekzistencës së kësaj pajisjeje ka rihapur një debat të mbyllur për vite mbi shkakun real të incidenteve. CNN, duke cituar katër burime të informuara, shkruan se pajisja u ble për një shumë “me tetë shifra” në muajt e fundit të administratës Biden, përmes Homeland Security Investigations, dhe ndodhet prej më shumë se 12 muajsh nën ekzaminim teknik nga struktura të sigurisë së Departamentit të Mbrojtjes. Ende nuk...
Burimi:
ntv.al