Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin
Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se për të, do të ishte fantastike nëse SHBA-ve nuk do i duhej që të kryenin një sulm kundër qeverisë së Teheranit. “Kemi shumë anije tepër të mëdha dhe shumë të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani. Dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim. Iranianëve u thashë dy gjëra. Së pari, jo armë bërthamore. Dhe së dyti, ndaloni së vrari protestuesit, por ata po i vrasin me mijëra. Unë ndalova 837 varje dy javë më pare. Askush nuk ka bërë diçka të tillë”, tha Trump. Zyrtarët amerikanë thonë se Trump po shqyrton opsionet e tij,...
Burimi:
javanews.al