Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë
Vetëm gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit, SHBA-së i ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë. Këtë deklaruan zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes teksa kanë informuar senatorët në një takim me dyer të mbyllura, raporton “NBC News”. Senatori amerikan, Chris Coons deklaroi për gazetarët se kostoja reale mund të jetë edhe më e lartë, pasi shifra aktuale nuk përfshin të gjitha shpenzimet e luftës. “Pres që shifra reale e operacioneve të jetë dukshëm mbi këtë nivel. Vetëm zëvendësimi i municioneve të përdorura tashmë kalon mbi 10 miliardë dollarë”, tha ai. Një zëdhënës i Pentagonit refuzoi të komentonte mbi diskutimet me dyer të mbyllura, duke theksuar se kostoja e plotë e operacionit ushtarak “Epic Fury” do të bëhej e ditur vetëm pasi...
Burimi:
javanews.al