PE miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

PE miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Rezoluta u miratua me 562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime dhe trajton çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, sigurinë dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit. Në dokument, eurodeputetët dënojnë përdorimin e forcës nga forcat e sigurisë iraniane kundër protestuesve paqësorë dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës, si dhe lirimin e personave të ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, përfshirë aktivistë dhe gazetarë. Parlamenti Evropian shpreh gjithashtu mbështetje për zgjerimin e masave kufizuese ndaj autoriteteve iraniane dhe i bën thirrje Këshillit të BE-së të shqyrtojë shpalljen e Korpusit të...