PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola thotë se BE-ja nuk duhet të presë që Presidenti i SHBA-së Donald Trump të ndërmarrë veprime të shpejta kundër regjimit iranian “Udhëheqësit e BE-së duhet të rrisin presionin mbi regjimin iranian ndërsa ai shtyp protestuesit”, tha Metsola. Sipas saj, BE është e tronditur nga ajo që po ndodh në Iran dhe nuk mund të rrijë duarkryq kur shohin se regjimi po përdor dhunën dhe shtypjen.