Pazari i fshehtë i Vladimir Putinit: Ukraina në këmbim të Venezuelës

Pazari i fshehtë i Vladimir Putinit: Ukraina në këmbim të Venezuelës

Duke dëshmuar para Kongresit, tre vite përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, këshilltarja e atëhershme e Donald Trumpit për Rusinë bëri një pohim të jashtëzakonshëm. Fiona Hill, e lindur në Durham dhe e njohur për qëndrimin e saj të ashpër ndaj Kremlinit, paralajmëroi se Moska po kërkonte një “dorë të lirë” në Ukrainë, në këmbim të shkëputjes së lidhjeve me Venezuelën. Rusët, tha ajo, “po sinjalizonin shumë qartë se donin të krijonin një marrëveshje shumë të çuditshme shkëmbimi mes Venezuelës dhe Ukrainës”, dëshmi që ajo e dha para Kongresit amerikan. Operacioni ushtarak amerikan i tipit “godit dhe largohu”, i kryer të shtunën në mëngjes për të kapur Nicolás Maduron, ka ringjallur kujtimet e këtij pazari që ishte në tryezë që në vitin 2019, kur Hill...