Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Shefi i njësisë të antiterrorizmit në SHBA, që dha dorëheqjen nga administrata e presidentit Donald Trump, për shkak të luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit, ka deklaruar se po përgatitet për ndëshkime politike, por shtoi se njësoj vijon të mendojë edhe sot. Në një intervistë me gazetaren konservatore Megyn Kelly, Joe Kent u pyet nëse kishte shqetësime lidhur me një hetim të FBI-së për rrjedhje të informacionit të klasifikuar. Ai tha se nuk dihet i shqetësuar. “Unë nuk jam aq i shqetësuar sepse e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar”, tha Kent. Por, duke iu referuar mënyrës sesi administrata Trump ka përndjekur ligjërisht njerëzit që konsideron armiq, shtoi: “Sigurisht që jam i shqetësuar sepse të gjithë kemi parë forcën e plotë të FBI-së...