Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash
Në ceremonitë e së Premtes së Madhe, Papa Leoni XIV udhëhoqi ritualin tradicional të “Udhës së Kryqit” në Koloseum, i shoqëruar nga rreth 30 mijë besimtarë. Këtë vit, procesioni u shënua nga një simbolikë e veçantë, pasi Ati i Shenjtë mbajti vetë kryqin përgjatë të gjitha 14 stacioneve, duke u bërë i pari Papë në mbi tre dekada që e mban kryqin gjatë gjithë rrugëtimit. Historikisht, Papa Gjon Pali II dhe Papa Benedikti e ngrinin kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit, ndërsa Papa Françesku vitet e fundit e ndiqte ceremoninë nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore. Në meditimet e lexuara gjatë ndalesave, Papa Leoni XIV foli për luftrat dhe abuzimin me pushtetin: “Disa njerëz mendojnë se kanë marrë pushtet të pakufizuar...
Burimi:
javanews.al