Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve
Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar ashpër Kremlinin për hipokrizi, pasi Rusia iu përgjigj propozimit për një armëpushim gjatë Pashkëve me një nga sulmet më masive të muajve të fundit. Sipas liderit ukrainas, mbi 700 dronë ruse dhe iranianë “Shahed” kanë shënjestruar infrastrukturën kritike, duke lënë pas viktima dhe shkatërrim. Në një reagim të fundit, Zelensky bëri të ditur se pavarësisht përpjekjeve për të arritur një “heshtje të armëve” gjatë festave, Moska ka zgjedhur përshkallëzimin. Sulmet, të cilat çuditërisht ndodhën edhe gjatë ditës, goditën rëndë Ukrainën Qendrore dhe Perëndimore. “Rusia po i përgjigjet ofertës për armëpushim me dronë Shahed dhe vazhdon operacionet terroriste kundër sektorit tonë të energjisë”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se një paqe gjatë Pashkëve do të ishte sinjali që diplomacia ende ka...
Burimi:
javanews.al