“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen
Një 12-vjeçar palestinez, Khaled Bani Odeh, rrëfeu për BBC tmerrin që përjetoi kur forcat izraelite qëlluan mbi makinën e familjes së tij në fshatin Tammun, pranë Tubasit, në Bregun Perëndimor të okupuar, duke vrarë prindërit dhe dy vëllezërit më të vegjël. “Në ato pak momente qetësie pas të shtënave, para se të më tërhiqnin nga makina, mendova se isha i vetmi anëtar i familjes që kisha mbijetuar”, tha Khaled. Në ato sekonda tragjike, prindërit e tij dhe dy vëllezërit më të vegjël, përfshirë Othmanin, 6-vjeçar, i verbër dhe me aftësi të kufizuara, u qëlluan përmes xhamit të përparmë të makinës, ndërsa ai ishte në prehër të nënës së tij. “Nëna ime bërtiti për herë të fundit, para se të ndërronte jetë. Babai im recitoi Shahadën, ndërsa po vdiste”, shtoi...
Burimi:
javanews.al