Pas vrasjes së Khameneit/ Trump trondit: Do të përfshihem në zgjedhjen e pasardhësit
Presidenti amerikan Donald Trump tha se duhet të jetë i përfshirë në zgjedhjen e udhëheqësit suprem të Iranit, pasi presidenti aktual, Ali Khamenei, u vra nga sulmet amerikane-izraelite Deklaratat e zyrtarëve iranianë dje sugjeruan se ata ishin “afër” shpalljes së pasardhësit të Khameneit, me djalin e tij, Mojtaba, i cili konsiderohej ndër kandidatët kryesorë. Duke iu përgjigjur raportimeve, Trump i tha medias amerikane Axios: “Po humbasin kohën kot. Djali i Khameneit është i lehtë. Unë duhet të përfshihem në emërim, njësoj si me Delcy [Rodriguez] në Venezuelë.” Ai po i referohej kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro nga SHBA-të, i cili u zëvendësua nga Rodriguez, zëvendëspresidenti i tij. Trump vlerësoi bashkëpunimin me Rodriguez dje, duke thënë se “nafta venezueliane po fillon të rrjedhë”...
Burimi:
ntv.al