Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Një gjyqtar francez që kryesoi një panel në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), i cili në vitin 2024 lëshoi një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, thotë se po përballet me vështirësi në jetën e përditshme pas vendosjes në listën e sanksioneve të SHBA-ve. Sipas tij, shumica e sistemeve të pagesave në Francë janë të kontrolluara nga kompani amerikane, çka i ka kufizuar aksesin në shërbime bazë financiare. Nicolas Gouyou tha se nuk mund të përdorë më kartën bankare, të bëjë blerje në Amazon apo të rezervojë shërbime përmes platformave si Airbnb, Expedia dhe Booking.com. “Po kthehemi 30 vite pas në kohë”, u shpreh ai për France TV, duke shtuar se situata është “si një makinë kohe drejt një bote para-digjitale”. Sipas raportimeve, presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar...