Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen tani nga Iraku, pasi ka alarm lidhur me sigurinë në vend. “Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani!”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke shtuar: “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në vazhdën kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”. Kujtojmë që së fundmi Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane në Irak sulmohet që nga fillimi i luftës me Iranin. Sakaq, Irani ka vijuar edhe sot sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin e Gjirit.