Pas muajsh tensione, Presidenti i Kolumbisë në Uashington, pritet të takohet me Trump

Pas muajsh tensione, Presidenti i Kolumbisë në Uashington, pritet të takohet me Trump

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka mbërritur në Uashington ku pritet të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të ulur tensionet në rritje mes dy vendeve dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi trafikun e drogës, Venezuelën dhe politikat e sigurisë. Ky do të jetë takimi i parë ballë për balle midis dy udhëheqësve që kur marrëdhëniet u acaruan vitin e kaluar për shkak të sulmeve amerikane mbi anije të dyshuara për trafik droge dhe retorikës së ashpër mes dy palëve. Sipas burimeve diplomatike, takimi i planifikuar për të martën shihet si një mundësi për të zbutur konfliktin dhe për të kaluar nga sulmet personale dhe kërcënimet drejt dialogut mbi bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër...