Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për vdekje të atin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, në Perry County të Pennsylvanias. Një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje të atin e tij. Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur pasi babai, Douglas Dietz, 42 vjeç, i kishte konfiskuar të birit levën e videolojërave Nintendo Switch. Policia u njoftua gjatë orëve të natës dhe, pas mbërritjes në banesë, gjeti 42-vjeçarin pa shenja jete në shtratin e tij. Bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhej në gjumë në momentin e ngjarjes, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe u përpoq të zgjonte bashkëshortin. Më pas, ajo kuptoi se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe njoftoi autoritetet. Sipas hetimeve paraprake, fëmija kishte arritur të gjente çelësat e vendit ku mbahej arma...
Burimi:
vizionplus.tv