Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor
Irani ka goditur me raketa Izraelin disa orë pas operacionit të përbashkët mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Teheranit. Policia njofton se ka marrë raporte për rrëzimin e fragmenteve të raketave në disa zona të qendrës së Izraelit, pas sulmit me raketa balistike nga Irani. Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale, sipas policisë. Policia e Autoritetit Palestinez gjithashtu raporton rrëzimin e copëzave të raketave në katër vende të ndryshme në Bregun Perëndimor që nga mëngjesi, pa të lënduar. Zonat e prekura janë Hebroni dhe Betlehemi në jug, Ramallahu në qendër dhe Nablusi në veri. Policia ka bërë thirrje që palestinezët të shmangin tubimet publike, të qëndrojnë në vendet e sigurta, të largohen nga objekte të dyshimta dhe t’i raportojnë ato pranë autoriteteve. Ndërkohë,...
Burimi:
vizionplus.tv