Paralajmërojnë shkencëtarët: Vullkani nëndetar pranë SHBA-ve mund të shpërthejë në vitin 2026

Paralajmërojnë shkencëtarët: Vullkani nëndetar pranë SHBA-ve mund të shpërthejë në vitin 2026

Një nga vullkanet nëndetare më aktive në botë, Axial Seamount, i ndodhur rreth 480 kilometra larg brigjeve të shtetit amerikan të Oregonit, pritet me gjasa të larta të shpërthejë gjatë vitit 2026, sipas vlerësimeve më të fundit të shkencëtarëve. Ekspertët kishin parashikuar se një shpërthim mund të ndodhte në fund të vitit 2025, por kjo nuk u konfirmua. Të dhënat e reja tregojnë se aktiviteti vullkanik po intensifikohet dhe se një shpërthim i mundshëm pritet në mesin ose në fund të vitit 2026. Sipas shkencëtarëve, ngjarja nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për njerëzit. Axial Seamount ndodhet në një zonë ku ndahen pllakat tektonike, në kreshtën Juan de Fuca, dhe është i njohur për aktivitetin e tij të shpeshtë. Shpërthime janë regjistruar në vitet 1998, 2011...