Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Pekini ka bërë të ditur se pozicioni i Kinës kundër imponimit të tarifave është i qartë. Sipas zëdhënësit të ambasadës kineze në Uashington, luftërat tregtare nuk nxjerrin fitues. “Pozicioni i Kinës kundër imponimit të pakufizuar të tarifave është i qëndrueshëm dhe i qartë. Luftërat tarifore dhe luftërat tregtare nuk kanë fitues, dhe shtrëngimi e presioni nuk mund të zgjidhin problemet. Ne kundërshtojmë fort çdo sanksion të paligjshëm unilateral dhe juridiksion me krah të gjatë, dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime”, shkroi në rrjetin social ‘X’ zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashtington. Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të Donald Trump ditën e hënë ku ai tha se “çdo vend që bën biznes me Republikën...