Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Një paralajmërim ogurzi për kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore është lëshuar nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski. Në fjalën e tij para parlamentit polak, ai tha se “tani është e nevojshme që të jemi të përgatitur për një luftë në shkallën që kanë parë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Duke theksuar rrezikun që paraqet Vladimir Putin, ai paralajmëroi për mundësinë e konflikteve në shkallën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Sikorski e bëri të qartë se Polonia, e cila kufizohet me Rusinë, si dhe me Ukrainën, do të ishte në vijën e parë të çdo agresioni të ri rus. “Putini nuk dëshiron paqe, vetëm dorëzim. Nëse Ukraina mposhtet, kërcënimi nga Rusia jo vetëm që nuk do të ulet, por përkundrazi, do...