Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme dhe se Gjermania do të ishte në qendër të një konflikti të mundshëm. Gjenerallejtënanti Gerald Funke, Shefi i Shtabit të Komandës së Përbashkët të Mbështetjes së Bundeswehr-it, tha se një nga sfidat kryesore në një skenar lufte do të ishte logjistika dhe transporti i trupave aleate. Sipas tij, dhjetëra mijëra trupa të NATO-s do të duhej të lëviznin drejt vijave të frontit, në kushte kur rrugët dhe linjat hekurudhore mund të dëmtohen nga sabotime, sulme kibernetike ose raketa. “Gjermania duhet të mbetet një qendër logjistike. Nëse një rrugë bllokohet, duhet të kemi alternativa për të garantuar furnizimin,” deklaroi Funke. Një tjetër...