Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027
Rusia fillimisht kishte planifikuar të fillonte agresionin e drejtpërdrejtë ndaj vendeve anëtare të NATO-s deri në vitin 2030, por sipas informacionit të fundit, Kremlini ka rishikuar planet e tij dhe ka vendosur të shkurtojë këtë afat, duke e parashikuar fillimin e një operacioni të mundshëm ushtarak që në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur kreu i inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov, i cili theksoi se kjo ndryshon ndjeshëm parashikimet strategjike të vendeve perëndimore për sigurinë në kontinentin evropian. Ai shtoi se ky zhvillim tregon synimet agresive të Moskës dhe përshpejtimin e agjendës së saj ushtarake, shkruajnë mediat ukrainase. Budanov u shpreh gjithashtu se Rusia ka plane konkrete për të pushtuar shtetet baltike, duke përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, një veprim që do të përbënte një kërcënim të...