Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të “lënë gjuhën e ultimatumit” në marrëdhëniet me Iranin. Deklarata u bë gjatë një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi. Sipas agjencisë ruse TASS, Lavrov shprehu shpresën që përpjekjet e disa vendeve për të ulur tensionet rreth Iranit të kenë sukses, duke theksuar se një normalizim afatgjatë dhe i qëndrueshëm i situatës në Lindjen e Mesme mund të favorizohet nga heqja dorë e SHBA-ve nga retorika e ultimatumit dhe rikthimi i dialogut në një rrugë negociatash. Më herët gjatë ditës, Lavrov zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi.
Burimi:
javanews.al