Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objekte legjitime sulmi”, në rast se Amerika sulmon Republikën Islamike, siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump. Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat, që përfshijnë Izraelin në listën e mundshme të objektivave të një sulmi iranian. Qalibaf, mbështetës i linjës së ashpër, bëri kërcënimin ndërsa deputetët brohorisnin në parlament duke thënë «Vdekje Amerikës!». Izraeli është në gjendje maksimale gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në Iran, sipas Times of Israel dhe Reuters. Për një operacion të tillë të mundshëm amerikan është diskutuar dje në një telefonatë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Irani i ka fajësuar SHBA-të për protestat që shpërthyen para dy...