Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po rriten ndjeshëm. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se forcat detare të Gardës Revolucionare Islamike do të kryejnë stërvitje javën e ardhshme në Ngushticën e Hormuzit, një prej pikave strategjike më të ndjeshme në botë. Kjo vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi se një sulm i ardhshëm ndaj Iranit mund të jetë “shumë më i ashpër” se tre sulmet e verës së kaluar. Trump u shpreh gjithashtu në rrjetin social Truth Social se Irani duhet të negociojë një marrëveshje pa armë bërthamore. “”Përgjigja e Teheranit nuk vonoi. Misioni i Iranit në OKB paralajmëroi për një reagim “si kurrë më parë” në rast sfidash, duke theksuar se vendi është i gatshëm për dialog, por do...