Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa Libani pret ende reagimin e Hezbollahut ndaj marrëveshjes së armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar vazhdimisht se nuk e shohin frontin libanez dhe atë iranian si të lidhur drejtpërdrejt, duke nënvizuar se pas përfundimit të konfliktit me Iranin, prioriteti i tyre do të jetë fokusi në Liban.Megjithatë, në Liban ekziston një mosbesim i thellë ndaj qëllimeve të Izraelit. Deri më tani nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga Hezbollahu, ndërsa pritet gjithashtu një sqarim nga Irani, i cili që në fillim të konfliktit ka insistuar se çdo marrëveshje për paqe duhet të përfshijë të gjithë rajonin.Reagimi i mëparshëm ndaj planit të paqes të propozuar nga Donald Trump ka përfshirë kërkesën për...