Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake
Jo vetëm për administratën amerikane, por për mbarë botën është ende e paqartë se si do të qeveriset në vazhdimin Venezuela. Në konferencën e parë pas arrestimit të ish-presidentit Nicolas Maduro, presidenti Donald Trump doli për prani ushtarake të pakufizuar në Venezuelë duke i bërë jehonë pushtimeve të kaluara të Irakut dhe Afganistanit, që të dyja përfunduan me tërheqjen e trupave amerikane. “Tani do të veprojmë me shpejtësi. Ne do kemi ndikim në qeverisjen e vendit,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do ta udhëheqin Venezuelën pas largimit të Maduros. Rubio sqaroi se ky ndikim është një lloj “karantine” ushtarake që do të bllokojë anijet e sanksionuara. Gjatë paraqitjes në emisionin ‘This Week’ të televizionit ABC, Rubio...
Burimi:
javanews.al