Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet
Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar në Gjermani. Rritja i atribuohet faktorëve sezonalë, ndërsa perspektivat për të papunët nuk duken pozitive për momentin. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit, numri i të papunëve në Gjermani arriti në 3,085 milionë persona, duke u rritur me 177.000 krahasuar me dhjetorin e vitit 2025 dhe duke tejkaluar për herë të parë që nga janari i vitit 2014 pragun e tre milionëve. Siç shpjegoi drejtuesja e Agjencisë, Andrea Nahles, rritja lidhet me faktin se shumë kontrata pune përfundojnë në fund të vitit, ndërsa punësimi bie edhe në sektorë të ndikuar nga kushtet e motit, si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Gjatë muajit...
Burimi:
ntv.al