Papa Leoni: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin, nuk mund të heshtim
Gjatë lutjes tradicionale të Angelus këtë të dielë, Papa Leoni XIV bëri një apel të fuqishëm për t’i dhënë fund konflikteve në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën, duke i dënuar ashpër pasojat e luftës mbi civilët e pafajshëm. Ati i Shenjtë shprehu tronditjen dhe shqetësimin e tij të thellë për situatën e rënduar të sigurisë, duke e cilësuar vdekjen dhe dhimbjen e shkaktuar nga armiqësitë si një “skandal për të gjithë familjen njerëzore dhe një britmë drejtuar Zotit”. “Vazhdoj ta ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme, si dhe në rajone të tjera të botës të shkatërruara nga lufta dhe dhuna,” u shpreh Papa para besimtarëve. Ai theksoi domosdoshmërinë e një reagimi global humanitar, duke nënvizuar se bota nuk mund të mbetet e heshtur përballë...
Burimi:
vizionplus.tv