Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Një imazh i fuqishëm ka shënuar të Premten e Madhe të këtij viti në Romë. Papa Leo XIV, në vitin e tij të parë si pasardhës i Shën Pjetrit, ka thyer traditën e dekadave të fundit duke mbajtur personalisht kryqin prej druri përgjatë të 14 stacioneve të “Rrugës së Kryqit” (Via Crucis) në Koloseum. Ky akt simbolik nuk ishte parë që nga koha e Papa Gjon Palit II (para vitit 1995), duke dëshmuar jo vetëm forcën fizike të Atit të Shenjtë 70-vjeçar, por edhe një mesazh të qartë shpirtëror për botën e trazuar. “Krishti ende vuan”, mesazhi pas aktit Përpara nisjes së procesionit, Papa Leo XIV u shpreh për gazetarët se mbajtja e kryqit është një shenjë që tregon se vuajtja e Krishtit vazhdon edhe...