Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë
Tregjet financiare botërore janë përfshirë nga një valë e fuqishme pasigurie këtë fillim jave. Eskalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet e SHBA-së për goditje mbi infrastrukturën energjetike të Iranit kanë shkaktuar rënie të forta të indekseve në Azi dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe gazit. Gazi dhe nafta në rritje galopante Kërcënimi për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit ka alarmuar tregjet evropiane. Në bursën e Amsterdamit, kontratat e gazit TTF shënuan një rritje prej 2.1%, duke kaluar pragun e 60.5 eurove për megavat orë. Ndërkohë, ari i zi vazhdon të qëndrojë në nivele kritike. Nafta ka shkuar mbi 100 dollarë për fuçi. Pritet rritje e çmimit të benzinës që në ditët e para të javës. Azi, bursat në “territor...
Burimi:
javanews.al