Pamja e pazakontë në Britani, mijëra patate shfaqen në bregdet
Një plazh në Sussex të Anglisë u mbulua në mënyrë të pazakontë nga patate, pasi disa kontejnerë me “produkte ushqimore dhe ambalazhe” ranë nga një anije transporti më herët gjatë kësaj jave. Si pasojë, mijëra qese me patate të prera u shpërndanë përgjatë vijës bregdetare. Pamja e pazakontë ka habitur banorët e zonës, të cilët thanë se në disa pjesë patatet kishin arritur deri në 76 centimetra thellësi. Një banor vendas, Joel Bonici, i tha BBC-së se “iu desh të shikonte dy herë” gjatë shëtitjes së tij të mëngjesit të së shtunës në plazhin Folling Sands, ku një “cunam” patatesh kishte dalë në breg. “Plazhi dukej si rërat e arta të Karaibeve”, tha ai për New York Post. Roja Bregdetare britanike bëri të ditur se...
Burimi:
vizionplus.tv