Pakistani i shpall luftë Afganistanit

Pakistani i shpall luftë Afganistanit

Pakistani i ka shpallur luftë Afganistanit. Ushtria e Islamabadit ka goditur me sulme ajrore kryeqytetin Kabul, si pjesë e një vale sulmesh në disa zona të vendit. Sulmet e së premtes erdhën pasi talibanët njoftuan një ofensivë të madhe kundër posteve ushtarake pakistaneze pranë kufirit, të enjten në mbrëmje. Tensionet janë përshkallëzuar më tej pasi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se vendi i tij ka “kapacitet të plotë për të shtypur çdo ambicie agresive”, ndërsa ministri i Mbrojtjes shpalli “luftë të hapur” ndaj talebanëve afganë. Një zëdhënës i talebanëve tha në rrjetin X se grupi i ishte kundërpërgjigjur me sulme të reja ndaj trupave pakistaneze, megjithëse më pas postimi u fshi. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, avionët pakistanezë kanë goditur Kabulin dhe...