Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për t’i dënuar secilin nga ish-krerët e UÇK-së me nga 45 vjet burgim. Në një postim në Facebook, e para e vendit thotë se çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Ajo shtoi se Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi, derisa tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. “Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Osmani. Ndër të tjera, ajo shtoi se Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit...
Burimi:
vizionplus.tv