Ortek në Pirenej, skiatorja spanjolle dhe qeni i saj përjetojnë momente tmerri (VIDEO)
Momente të vërteta frike përjetoi skiatorja dhe çiklistja profesioniste spanjolle, Ares Masip, kur pa dashje shkaktoi një ortek dëbore në Malet e Pirenejve, i cili e mori me vete atë dhe qenin e saj. Siç shihet edhe në pamjet që ajo publikoi në Instagram, zbritja nga një lartësi prej 2.400 metrash në malin Pic de l’Hortell, në Andorrë, kishte nisur normalisht. Papritur, një ortek u shkëput dhe nisi të rrëshqasë me shpejtësi. E tmerruar, Masip u përpoq njëkohësisht të mos mbulohej nga dëbora dhe të shpëtonte edhe qenin e saj, që ndodhej pranë saj në momentin kritik. “Mali filloi të shembej“, tregoi ajo për BBC-në, duke shtuar se duhet dhe ke detyrim të bësh gjithçka për të ulur rreziqet. Në postimin e saj në Instagram,...
Burimi:
vizionplus.tv