Organizata Botërore e Meteorologjisë ngre alarmin: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

Organizata Botërore e Meteorologjisë ngre alarmin: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

Po jetojmë në një botë ku kushtet ekstreme atmosferike sa vijnë e përkeqësohen. Vitin e kaluar, përmbytje me cikël 50-vjeҫar goditën Teksasin, akullnajat e Islandës u shkrinë me shpejtësi rekord, një uragan goditi Xhamajkën me forcë pothuajse të paparë dhe bota u përvëlua nga i nxehti që shënoi temperatura rekord. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka mbetur pak kohë për të ndryshuar kurs. Një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) konfirmon se klima e tokës është më e çekuilibruar se ndonjëherë më parë dhe se pasojat do të vazhdojnë për shekuj, dhe me shumë mundësi, për mijëvjeçarë me radhë. Gjetjet kryesore në raportin vjetor të OBM-së për Gjendjen e Klimës Globale për vitin 2025 përfshijnë: · Dekada 2015-2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë · Oqeanet arritën...