Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

Partia opozitare e qendrës së djathtë Tisza, ka rritur ndjeshëm avantazhin ndaj partisë në pushtet Fidesz, të kryeministrit Orban, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Orban, i cili synon të ruajë pushtetin pas 16 vitesh në qeveri, përballet për herë të parë me një sfidë të fortë në një votim parlamentar, ndërsa rezultati shihet me rëndësi jo vetëm për Hungarinë, por edhe për Europën dhe për forcat politike të djathta radikale në kontinent. Sondazhi tregon se Fidesz po humbet terren, ndërsa Tisza po fiton mbështetje. Tisza, e drejtuar nga ish-anëtari i qeverisë Péter Magyar, ka rritur avantazhin ndaj Fidesz me 20% mes votuesve të vendosur, nga 12% që kishte në një sondazh të janarit. Partia e...