Orban dhe Fico nuk tërhiqen nga vetoja për kredinë ndaj Ukrainës
Liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të bindin kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe atë të Sllovakisë, Robert Fico, të heqin dorë nga vetoja ndaj një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukraine, gjatë samitit të zhvilluar në Bruksel. Sipas burimeve diplomatike, pavarësisht presionit të fortë ndaj Orbán, negociatat që zgjatën rreth një orë e gjysmë nuk prodhuan rezultat, duke e lënë unionin përballë një tjetër përplasjeje të brendshme. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, kritikoi ashpër qëndrimin e Hungarisë, duke e cilësuar atë “të papranueshëm” dhe në kundërshtim me parimet e bashkëpunimit brenda BE-së. Megjithatë, Orbán mbrojti të drejtën e tij për të përdorur veton, duke theksuar se ajo është plotësisht legjitime. Në të njëjtën linjë me Budapestin u rreshtua edhe Sllovakia. Të dy...
Burimi:
vizionplus.tv