Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

BE-ja ndahet sërish për çështjen e Ukrainës. Hungaria, e mbështetur nga Sllovakia e Robert Fico-s, ka vendosur veton ndaj huasë prej 90 miliardë euro për Kievin. Çështja ka shkaktuar një përplasje të fortë brenda Këshillit Evropian. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk e ka fshehur njëfarë mirëkuptimi ndaj Viktor Orban-it, i cili në prill do të përballet me zgjedhjet kombëtare. Ndihmat për Zelensky-n shtyhen përsëri dhe gjithçka do të shtyhet të paktën për një muaj, pas zgjedhjeve në Budapest. Kryeministri hungarez e ka mbrojtur vendimin e tij, pavarësisht se në dhjetorin e kaluar ishte arritur një marrëveshje. Ai beson se pozicioni i tij është ligjërisht “i qëndrueshëm”. Por, për presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kjo është “e papranueshme”. Siç citon La Repubblica. Të gjithë e kanë kritikuar Orban-in...