Orban akuzon Ukrainën për plane sabotimi ndaj infrastrukturës energjetike hungareze
Ukrainën se po planifikon sabotime ndaj infrastrukturës energjetike hungareze dhe urdhëroi dislokimin e trupave për mbrojtjen e objekteve kritike. “Jam informuar nga shërbimet kombëtare të sigurisë dhe shoh se Ukraina po përgatit veprime të mëtejshme për të ndërprerë funksionimin e sistemit energjetik të Hungarisë”, deklaroi Orbán në një video të publikuar në platformën X. Akuzat pritet të përshkallëzojnë më tej tensionet mes Budapestit dhe Kievit, por edhe me Brukselin, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, ku Orbán përballet me një garë të fortë. Ashtu si kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico, i cili këtë javë ndërpreu furnizimin emergjent me energji elektrike për Ukrainën, Orbán ka akuzuar Kievin se po vonon qëllimisht riparimet në tubacionin “Druzhba”, përmes të cilit Hungaria furnizohet me naftë ruse....
Burimi:
vizionplus.tv