“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës
Shkencëtarët atomikë e kanë vendosur orën e kiametit për këtë vit më afër mesnatës se kurrë më parë. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë e vendosi vetëm 85 sekonda para mesnatës, që është simbolikisht pika e asgjësimit. Ora e Kiametit demonstron sa afër është njerëzimi me katastrofën globale, me mesnatën që përfaqëson apokalipsin. Kjo është katër sekonda më afër mesnatës se sa ishte vendosur vitin e kaluar, dhe hera e tretë në katër vitet e fundit që shkencëtarët e zhvendosën orën më afër mesnatës. Ata argumentojnë vendimin duke përmendur sjelljen agresive të fuqive bërthamore si Rusia, Kina dhe SHBA-të, dobësimin e kontrollit të armëve bërthamore, konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Shqetësime të tjera janë edhe inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet biologjike. “Sigurisht, Ora e...
Burimi:
javanews.al