Operacioni i SHBA për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela/ Brenda pak orësh, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë

Operacioni i SHBA për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela/ Brenda pak orësh, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë

SHBA-të kanë sekuestruar një tjetër anije nafte në Karaibe mëngjesin e sotëm, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së në X.  Anija konsiderohej pa shtetësi dhe po “kryente aktivitete të paligjshme” në Karaibe.  Departamentet e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare kryen operacionin. Anija tani po shoqërohet për në SHBA nga Roja detare amerikane.  Sekuestrimi i kësaj anije vjen pasi SHBA-të sekuestruan gjithashtu një anije cisternë nafte me flamur rus të lidhur me Venezuelën rreth një orë me parë.