Operacion i madh antidrogë në Greqi, arrestohen 12 persona që shpërndanin kokainë në shkolla!

Operacion i madh antidrogë në Greqi, arrestohen 12 persona që shpërndanin kokainë në shkolla!

Një operacion i madh i policisë greke ka vënë në pranga 12 persona të cilët akuzohen për trafik lëndësh anrkotike në disa shkolla në zonën e Atikës. Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është drejtuesi 20-vjeçar i bandës, zëvendëskryetari 19-vjeçar dhe gjashtë të mitur. Hetimet zbuluan se organizata funksiononte me rregulla të rrepta disiplinore, ndërsa shkelja e tyre ndëshkohej me gjoba dhe dhunë fizike ndaj anëtarëve. Gjatë operacionit policor të zhvilluar dy ditë më parë në zona të ndryshme të Atikës, u identifikuan 12 anëtarë të tjerë të organizatës, të moshës nga 15 deri në 56 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, si dhe edhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Ndaj tyre është ngritur padi për krijim dhe pjesëmarrje...