Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër ndalimi për 14 të dyshuar në një operacion antidrogë që përfshin figura të njohura publike dhe personazhe të famshëm. Deri tani, 11 prej tyre janë ndaluar, 2 janë në kërkim, ndërsa 1 person ndodhet jashtë vendit. Ndër të ndaluarit janë emra të njohur si aktorin Hafsanur Sancaktutan, këngëtarin Emir Can İğrek, këngëtarin dhe modelin Burak Deniz si dhe këngëtarin Mert Demir. Prokuroria Kryesore e Anadollit në Stamboll bëri të ditur se urdhrat e ndalimit janë lëshuar për persona të dyshuar për veprat penale “blerje, pranimi ose posedimi i drogës apo substancave stimuluese për përdorim, ose përdorimi i tyre” si dhe “furnizimi me drogë apo substanca stimuluese”. Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës kundër Narkotikëve të Xhandarmërisë së...