OKB: Të shqetësuar për pastrimin etnik dhe urinë në Gaza
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor. ”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport. ”Kjo, së bashku me transferimet e detyruara, që duket se synojnë zhvendosje të përhershme, ngre shqetësime për pastrim etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, shtohet në të. Izraeli prej kohësh akuzon Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për paragjykime. Në një reagim, misioni izraelit në Gjenevë tha se ”zyra e Komisionerit të Lartë është angazhuar në një fushatë të egër demonizimi dhe dezinformimi kundër shtetit të Izraelit. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin entuziast...
Burimi:
opinion.al