OKB: Sulmi ajror i Izraelit ndaj një burgu në Iran është krim lufte
Kreu i një hetimi të Kombeve të Bashkuara tha të hënën se një sulm ajror izraelit ndaj një burgu vitin e kaluar përbën krim lufte dhe paralajmëroi për rreziqe të shtimit të represionit pas bombardimeve të fundit nga SHBA-ja dhe Izraeli. Më shumë se 70 persona u vranë kur Izraeli goditi burgun Evin në Teheran në qershor të vitit të kaluar gjatë një lufte ajrore me Iranin, sipas autoriteteve iraniane. Burgu, i njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë, është dëmtuar gjithashtu edhe nga sulmet e fundit ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për të burgosurit, mes të cilëve ndodhet edhe një çift britanik. “Gjetëm baza të arsyeshme për të besuar se, duke kryer sulmet ajrore ndaj burgut Evin, Izraeli ka kryer krimin...
Burimi:
opinion.al