OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund ta çojë institucionin ndërkombëtar drejt një kolapsi të afërt. Shkaku kryesor lidhet me mos shlyerjen e detyrimeve financiare nga disa shtete anëtare dhe me rregulla buxhetore që e detyrojnë OKB-në të kthejë fondet e pashpenzuara, duke e lënë atë pa fleksibilitet financiar. Në një letër drejtuar ambasadorëve më 28 janar, Guterres paralajmëron se kriza e likuiditetit po thellohet me shpejtësi, duke rrezikuar zbatimin e programeve kyçe dhe funksionimin normal të organizatës. Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë në muajt në vijim. Ky paralajmërim vjen në një moment delikat, kur Shtetet e Bashkuara -kontribuesi më i madh financiar i...