OKB ngre alarmin: Britania dhe Franca po shkelin rëndë të drejtat e azilkërkuesve
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën të pezullojnë skemën kontroverse të azilit “një hyn, një del”, duke theksuar se ajo mund të çojë në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Në një letër 20-faqëshe drejtuar qeverive të Londrës dhe Parisit, ekspertët e OKB-së, ngrenë shqetësime të forta mbi trajtimin e azilkërkuesve që ndalohen dhe kthehen me forcë në Francë. Mes tyre përfshihen persona nga Sudani, Gaza, Eritrea, Jemeni dhe Irani, shumë prej të cilëve janë viktima torture dhe trafikimi. Ekspertët theksojnë se ndalimi i të mbijetuarve të torturës mund të përbëjë trajtim çnjerëzor dhe degradues, ndërsa ka dështime serioze në mbrojtjen e personave me rrezik vetëvrasjeje. Në letër përshkruhen raste konkrete dhune gjatë ndalimit dhe deportimit, përfshirë...
Burimi:
ntv.al