OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

Këshilli i Sigurimit të OKB do të votojë një rezolutë të propozuar nga Bahreini për mbrojtjen e itinerarit kyç detar, rreth Hormuzit. Lajmin e bënë të ditur diplomatë të premten, por Kina me të drejtë vetoje, e bëri të qartë kundërshtinë ndaj autorizimit të përdorimit të forcës. Dy diplomat thanë se takimi i 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurisë dhe votimi i rezolutës do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës, dhe jo të premten siç ishte planifikuar fillimisht. Sipas tyre, Bahreini, kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurisë, finalizoi draft rezolutën e cila do të autorizojë “të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse’’ në kalimin detar. Agjencia e lajmeve Reuters, që e ka parë atë, thotë se rezoluta autorizon zbatimin e masave për të paktën 6 muaj,...