OBSH: Rreziku nga hantavirusi mbetet i ulët

OBSH: Rreziku nga hantavirusi mbetet i ulët

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot se rreziku për popullatën e përgjithshme nga hantavirusi mbetet shumë i ulët, ndërsa vendet po përgatiten të riatdhesojnë pasagjerët e bllokuar në anijen turistike “MV Hondius”, ku shpërtheu sëmundja vdekjeprurëse. Tre pasagjerë të anijes, një çift holandez dhe një grua gjermane, kanë humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë infektuar me virusin e rrallë që zakonisht transmetohet nga brejtësit. Autoritetet konfirmuan se rastet pozitive lidhen me variantin “Andes”, i vetmi lloj hantavirusi që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu. Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se virusi nuk duket të përhapet lehtësisht mes njerëzve. Ai theksoi se në disa raste edhe personat që kanë ndarë kabinën me të infektuarit nuk janë sëmurur, gjë që sipas tij tregon...