Obama për alienët: Jashtëtokësorët janë të vërtetë! Gjasat që të na kenë vizituar, janë të…
Reagime të shumta në rrjet ka shkaktuar një deklaratë e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, gjatë një podcast-i, ku iu përgjigj “po” pyetjes nëse jashtëtokësorët apo alienët janë të vërtetë. Gjatë intervistës me komentatorin politik Brian Tyler Cohen, Obama u pyet drejtpërdrejt: “A janë të vërtetë jashtëtokësorët?”. “Janë të vërtetë, por nuk i kam parë”, u përgjigj ai, duke buzëqeshur. Madje, si për të shtuar më shumë mister, ish-presidenti shtoi: “Nuk i fshehim në Area 51. Nuk ka ndonjë bazë nëntokësore, përveç nëse ekziston ndonjë komplot gjigant dhe po e fshehin edhe nga vetë presidenti i SHBA-së”. I pyetur se cila ishte pyetja e parë që bëri sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Obama u përgjigj me humor: “Ku janë jashtëtokësorët?”. Deklarata e tij u pasua nga një...
Burimi:
ntv.al